Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Hajdari do të kryejë vetëm 10 vite të dënimit, për shkak se ka përfituar ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Lidhur me këtë vendim, babai i Klodjan Rashës është shprehur se duhet të ishte bërë shembull, por iu dha gjykim i shkurtuar pasi me këtë sistem nuk ka drejtësi.
“Ju falënderoj nga zemra për punën e mrekullueshme që keni bërë. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë trokitur në shtëpinë time këto 216 ditë. Falënderoj të gjithë ata që dolën në sheshet e Tiranës dhe të gjithë botës për Nevaldon.
Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, por një makabritet që e kreu një sekt që çfarëdolloj epiteti mund t’i vësh vetëm se njeri nuk i thua dot. Ai që ti paguan me taksat e tua vret djalin e ri në mes të natës.
Ai kreu vrasjen u vesh me petkun e viktimës, kjo nuk mund të quhet drejtësi. Kjo njollë e zezë duhet t’i hiqet jo mua që kam varrosur gjallin por të bëhet shembull që të kenë të gjithë kujdes për të ruajtur fëmijët e tyre.
Si mund të quhet drejtësi kur gjithçka ishte e qartë dhe duhej bërë shembull. Iu dha me një të rënë të lapsit gjykimi i shkurtuar me një të dhënë të lapsit. Me këtë lloj drejtësie askush nuk e gjen drejtësinë”, tha ai.