Habit Sali Berisha: Zoti i Ramës jam unë!

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk kurseu sulmet për kundërshtarin e tij politik, Edi Rama.

Në një intervistë për emisonin “Zgjedhje 2021”, Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama është i kompleksuar prej tij dhe e konsideron si një “Zot”.

Ndërsa, sipas Berishës, kryedemokratin Lulzim Basha, kreu i qeverisë e sheh si varrmihësin e tij politik.

“Edi Rama ka një problem të tmerrshëm me Sali Berishën. Pas parasë, Zoti i tij absolut është Sali Berisha. Jo se kam dashur unë, por se ka zgjedhur ai. Edi Rama vuan nga sindroma e refuzimit të të vërtetave të hidhura.

Tani shpejt do të dëgjoni një studim të bërë në internet, del Sali Berisha njeriu më i cituar në këtë Tokë.

Por nga kush thua ti? Nga Edi Rama! I kompleksuar nga unë. Lulzim Bashën e shikon si varrmihësin e tij sepse nuk mund të pranojë të vërtetat e hidhura në ndërgjegje. Ai thotë “Ky po më bën varrin mua”,”-tha Berisha.


Shtuar 12.04.2021 23:12