Abazaj: Ju tregoj pasardhësin e Çekiçit, Pogradeci im prioritet talenteve

I ftuar në emisionin “E hëna sportive”, trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj u shpreh i kënaqur me pikën e marë. Në ndeshjen e zhvilluar në berat, me një nga rivalët më solidë në Grupin B në betejën për elitën. Ardjan Abazaj u jep prioritet talenteve, ndërsa e njeh mjaft mirë grupin, pasi shumicën e tyre i ka rritur, ë nga moshat e deri në skuadrën e parë. “Ishte një ndeshje e vështirë, por skuadra ime ka treguar një formë të mirë sportive dhe jam i kënaqur me barazimin e marrë ndaj Tomorit.”

“Pas humbjes së penalltisë së Tomorit, ne filluam të shpreheshim siç duhej në fushë. Pritja e penalltisë i dha zemër ekipit që doli 2-3 herë para portës dhe mund të kishim barazuar më shpejtë.”

“Jam i kënaqur në përgjithësi, por me sulmin dhe Dragojin jam i pakënaqur pasi i di cilësitë e tij dhe mund të kishte bërë më mirë. Ky barazim është i rëndësishëm për ne dhe kjo pikë do të vlejë shumë për objektivin që kemi.”

“Nuk është e lehtë të largohen 11 lojtarë dhe të kualidosh sërish ekipin. Unë objektivin e kam pasur që të jemi në 4 vendet e para. Unë jam me këmbë në tokë dhe ne kemi pasur shumë largime. Mua këta djemë e rinj më kanë ngrohur shumë. Si luajti Apolonia vjet thashë dhe unë që këtë sezon të luajmë me lojtarë 18-19 vjeç. Këta lojtarë e dashurojnë futbollin, kam një lojtar që quhet Arbri Pengu që nuk ka mbushur ende 18 vjeç dhe ka shumë të ardhme. Pas Endri Çekiçi ky do të talenti i radhës nga Pogradeci”, – tha Abazaj, trajneri i Pogradecit që ka ndërtuar një ekip me pretendime edhe këtë sezon, edhe pas largimit të 5-6 titullarëve me eksperiencë.

Shtuar 12.04.2021 11:04