Grubi: Puçi antieuropian dështoi, deputetët u mashtruan (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi tha se shumica parlamentare është stabile dhe se të gjitha subjektet politike janë të mirëseardhura, përveq partisë “E Majta”.

Grubi tha se djehet i gëzuar nga dështimi i monicionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Me keqardhje të madhe konstatoj që qytetarët e vendit tonë kaluan nëpërmjet një situate të pakëndshme javën e kaluar, ku rezikoheshte e ardhmja e vendit tonë të përbashkët Maqedonisë së Veriut nëpërmjet mashtrimit të madh nga dy tre politikan i cili u bë ndaj deputetëve të opozitës duke e rezikuar ëndrën europiane të të gjithë qytetarëve tanë por fatmirësisht kjo përpjekje e egzekutimit të ëndrës europiane të vendit tonë dështoi dhe kishte deputetë që në rend të parë e vendosën interesin e shtetit, interesin e përbashkët të shoqërisë sonë, e jo interesin e dy apo tre liderëve të cilët ishin vënë në shërbim për ta rrënuar rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Unë jam i bindur se edhe shumica edhe parlamentare do të rritet nga të gjithë deputetët që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike, me marrëdhënie të mira nderfqinjësore, një anëtare e denjë e NATO-s, me perspektivë evropiane. Të gjitha ato forca janë të mirëseardhura, përveç partisë “Levica”, e cila nuk ka vend në këto politika”, deklaroi mes tjerash Grubi.


Shtuar 14.11.2021 14:09