Greva e kontrollorëve, avioni i linjës Athinë – Tiranë nuk ulet dot në Rinas pasi qëndron 30 minuta në ajër

Shqipëria që prej orës 9 nuk mund të ulë asnjë avion në aeroportin e Rinasit. 68 kontrollorë të kullës së kontrollit kanë braktisur punën deri në nëshkrimin e kontratave me kontrollorët për pagat, transparencë fondesh, pjesë në vendimarrje në bord si dhe kthimin në punë të kolegëve të tyre.

Pagat e kontrollorëve janë ulur deri në 70 për qind ndërsa 5 kontrollorë u pushuan nga puna.

Kontrollorët sot kanë nënshkruar një deklaratë paftësie dhe kanë ndërprerë punën. Një avion i nisur nga Athina qëndroi 30’ në qiellin e Rinasit dhe më pas u kthye në Athinë sërish.

Vetëm avionët që përdorin si korridor ajror Shqipërinë, mund të fluturojnë.


Shtuar 7.04.2021 10:04