Grabitet me armë një kioskë te ish-Blloku në Tiranë

Një kioskë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është grabitur para pak minutash.

Sipas Klan News pronarja e kioskës ka deklaruar se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash.

Sipas saj autori ishte i armatosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Pritet që Policia të sjellë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.


Shtuar 8.12.2024 18:55