Prokuroria italiane ka kërkuar dy burgime të përjetshme për dy shqiptarë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në Torino.
Arkitekti Roberto Mottura u vra në vilën e tij në Piossasco ndërmjet 8 dhe 9 qershorit 2021 gjatë një grabitjeje.
Të lidhura
None found
Autorë të dyshuar të ngjarjes janë shqiptarët Emirjan Margjini dhe Mergim Lazri të moshës 32 dhe 26 vjeç.
Prokurorët Valentina Sellaroli dhe Marco Sanini i kushtuan një pjesë të aktakuzës analizës së qelizave telefonike për të rindërtuar lëvizjet e të pandehurve.
Ata u ndalën edhe te dëshmia e të dashurës së Lazrit në atë kohë, e cila në sallën e gjyqit tregoi sesi burri, më 9 qershor, i kishte thënë asaj “duhet të zbresim përsëri poshtë (në Santa Maria Capua Vetere, në Campania) sepse një gjë e keqe ka ndodhur.”/Albeu.com/
