Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik. Gjykata ka lënë në burg shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaka.
Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë masës së sigurisë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Ndue Pjetra.
Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 lekë.