Gra me fëmijë në bodrume, bashkëshortja e Zelenskyt publikon pamjet: Ta shohë e gjithë bota! (VIDEO)

Bashkëshortja e presidentit ukrainas, Olena Zelensky, ka publikuar një video ku tregon se shumë fëmijë e gra janë strehuar në bodrume, rrugët janë të shkatërruara nga bombat ruse dhe i gjithë vendi është në kaos.

Në Instagram, ajo shkruan se këto pamje duhet t’i shohë e gjithë bota dhe se ukrainasit, një vend paqësor, tani janë të detyruar t’i marrin fëmijët çdo ditë në bodrume për shkak të sulmit të Putin.

Ajo thekson se Ukraina nuk do të dorëzohet dhe se lufta që ata po bëjnë është luftë për paqen në çdo vend të botës.

“Kështu duket Ukraina për momentin. Kjo është një video për ta parë bota, ne jemi në luftë. Për shkak të sulmit të Putinit, ukrainasit duhet t’i marrin fëmijët e tyre në bodrume çdo natë dhe të luftojnë armikun nën muret e shtëpive të tyre. Ukraina është një vend paqësor. Ne jemi kundër luftës dhe nuk kemi sulmuar të parët. Por ne nuk do të dorëzohemi. E gjithë bota, shikoni: ne po luftojmë për paqen edhe në vendet tuaja”, shkruan ajo./albeu.com/