Goditet një grup kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore/ Mbi 30 të arrestuar, lëshohen rreth 50 mandate kontrolli

Këtë të premte, policia ka ndërmarrë një operacion në kuadër të luftës kundër trafikimit të emigrantëve dhe klandestinëve.

Operacioni po zhvillohet me urdhër të SPAK-ut.

Mësohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste dhe 50 mandate kontrolli. 

Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me këtë operacion, në orët në vijim priten informacione më të detajuara.


Shtuar 7.06.2024 10:35