Goditet grupi kriminal shqiptar në Amsterdam, sekuestrohen 2 ton “të bardhë”

Një grup kriminal shqiptar është goditur nga autoritetet policore në Amsterdam. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe tre marokenë të cilët gjithashtu ishin pjesë e grupit për trafikun e drogës. Autoritete policore kanë bërë publike edhe emrat e tyre, që janë përkatësisht Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç i cili pritet të dënohen me dhjetë vjet burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç i cili pritet të dënohen me nëntë vite burg. Oficerët pretenduan tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.

Sipas mediave të huaja, grupi i kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes së drogës. Ata kanë transportuar jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Sipas prokurorëve, sasia ishte e ndarë na katër pjesë dhe kishte vlerën rreth 150 milionë euro. Autoritetet kanë deklaruar se bëhej fjalë për një organizatë jashtëzakonisht ‘profesionale’.

Ndërkohë shtatë të dyshuarit kryesorë dhe pesë të tjerë do të dalin në gjyq. Përveç posedimit të drogës, prokurorët akuzojnë edhe disa të dyshuar për armëmbajtje dhe pastrim parash.


Shtuar 30.11.2022 15:06