Goditen dy raste të trafikimit të emigrantëve në Korçë, në pranga dy të rinj 21-vjeçarë

Dy aksione të zhvilluara në qarkun e Korçës kanë goditur veprimtarinë kriminale të ndihmës së emigrantëve nga vendet e treta për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës.

Operacionet e koduara “Route 2” dhe “Qatromi” u kryen nga strukturat e Policisë Kufitare dhe të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në Korçë, në koordinim me struktura të tjera të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Të lidhura

None found

Operacioni “Route 2”

Në kuadër të operacionit “Route 2”, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, kapën dhe ndaluan M. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bëri të ditur se 21-vjeçari u pikas në fshatin Tren të Devollit, duke drejtuar një automjet ku udhëtonin 5 shtetas nga vendet e treta.

I riu shpërfilli urdhrin e punonjësve të policisë për të ndaluar dhe vijoi lëvizjen me automjet drejt aksit “Korçë-Pogradec”. Sipas Policisë, pasi mbërriti në fshatin Gurishtë, ai e braktisi mjetin dhe u largua në këmbë.

Pas kërkimeve që zgjatën disa orë, M. Sh. u lokalizua dhe u kap në Tiranë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6.

Operacioni “Qatromi”

Aksioni tjetër, me emrin e koduar “Qatromi”, u finalizua pas një hetimi disajavor të zhvilluar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë.

Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë S. D., 21 vjeç, me banim në fshatin Libonik të Maliqit.

Nga hetimet ka rezultuar, sipas Policisë, se i riu iu siguronte shtetasve të huaj strehim në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom. Më pas, kundrejt pagesës, ai i transportonte me automjet në drejtim të Tiranës.

Në çastin kur ndërhyri policia, S. D. nuk zbatoi urdhrin për të ndaluar dhe u përpoq të largohej nga automjeti. Brenda mjetit u gjetën 6 emigrantë nga vendet e treta, ndërsa 21-vjeçari u kap vetëm disa metra më tej.

Për të dyja rastet, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Procedimi lidhet me veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Shtuar 16.08.2026 13:02

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal