Godet efektiven e Policisë me makinë, 21-vjeçari në Durrës refuzon t’i bindet urdhërit

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre, nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për të ikur ka goditur me mjetin e tij një punonjëse të Policisë.

 Njoftimi i Policisë:

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrulla pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G.  26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë./albeu.com/