Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite

Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi për dosjen “Partizani”, ku ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango është paraqitur si dëshmitar. Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën e sotme.

Gjatë dëshmisë së tij, Pango deklaroi se kjo histori daton 18 vite më përpara dhe është e vështirë të mbash mend një dokument apo një ligj. Ai tha se nuk e mban mend saktësisht, pasi ka punuar në katër sektorë.

Të lidhura

None found

Diskutimet në sallë:

SPAK nis pyetjet: Na sqaroni në çfarë periudhe keni ushtruar detyrën e ministrit të Kulturës.

Pango: Nga marsi 2007-2009. Kjo histori daton 18 vite më përpara. Është shumë e vështirë të mbash mend një dokument, një ligj, nëse nuk ka një shkak të madh për ta mbajtur mend. Në media janë publikuar disa dokumente qe më kanë rifreskuar kujtesën. Unë nuk mbaj mend saktësisht, sepse kam punuar në 4 sektorë. Mund të mbaj mend një ligj që kam qenë vetë iniciator, ndërsa këtu di këtë: thuhet që një pjesë mirë e klubit ka qenë e zaptuar nga individë në atë kohë.

Pango: Unë jam rritur në atë lagje, di që dhe pishina nuk funksiononte.

SPAK: Ka qenë apo s’kanë qenë të regjistruara këto territore në pronësi të ministrisë së kulturës

Pango: Nuk e mbaj mend.

SPAK: Ju sapo pranuat që tani e dini që paska qenë një pjesë e zënë. Keni bërë ndonjë përpjekje për t’i marrë në administrim si ministër i kulturës

Pango: Nuk më kujtohet, janë 18 vite para.

Pango: Të jem i sinqertë, s’më ka shqetësuar asgjë në atë kohë që po sulmohej ndonjë terren sportiv. Ne, si kompetencë e Ministrisë së Kulturës, sporti ka qenë në kujdesin e federatave. Kanë qenë shumë më të pavarura.

SPAK: Afrim Tola ju kujton gjë si emër?

Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj. Në media më ka figuruar.

SPAK: Nga aktet rezulton se Violeta Shqevi përmes një memo ju bën me dije se ish fushat e basketbollit janë rrethuar dhe janë zënë forcërisht dhe ka kërkuar miratimin tuaj për regjistrimin.

Pango: Përgjigja e kësaj shkrese, drejtoresha kërkesën nuk e ka bërë si njohëse e juridiksionit. Mund ta vërtetoni në protokoll, në një nga mbledhjet e qeverisë kam pyetur kryeministrin: Pse të kemi ne kaq pak asete dhe t’i lëmë të gjitha te Ministria e Ekonomisë? Nuk mu dha përgjigje. Nuk kishim kaq asete që të fillonim ca procedura, nuk mendoja se ma jepte nën administrim njeri në atë kohë. Do ishte ëndërrimtare.


Shtuar 22.06.2026 11:02

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis