Gjykohen sot, Gazment Bardhi u vjen “në ndihmë” 11 të arrestuarve brenda selisë së PD

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shkuar në seancën gjyqësore që do të zhvillohet kundër 11 mbështetësve të bashës që ndodheshin brenda selisë së PD gjatë momentit të përleshjeve në protestë.

Për 23 mbështetësit e Sali Berishës seanca ka përfunduar ndërsa pritet të nisë për 11 të tjerët që ishin brenda selisë së PD-së. Në përkrahje të tyre veç Bardhit kanë mbërritur edhe avokatët mbrojtës.

Prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë prej tyre “Arrest shtëpie”.

Kujtojmë se të shtunën para selisë së PD-së u zhvilluar një protestë e dhunshme nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për largimin e kreut aktual, Lulzim Basha./albeu.com/


Shtuar 12.01.2022 13:53