Gjykata i dha selinë dhe vulën Sali Berishës, Alibeaj: Skandal

Gjyakta e Tiranës pak më parë mori vendimin për të miratuar statutin e Grupit të Rithemelimit të “11 Dhjetorit”, që do të thotë se Rithemelimi tanimë merr vulën dhe selinë duke drejtuar PD-në.

Menjëherë pas kësaj kryetari i komanduar Enkeled Alibej ka dalë në konferencë duke u shprehur se ky vendim është i skandal.

Deklarata:

Do të jap përgjigje. Jemi njohur nga mediat me një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri. Kushdo që njeh edhe nga mediat si zhvillohen gjyqet për mua është një vendim në nivelet e… Gjyqtari ka deklaruar vetë njohjet e vet dhe anësinë e tij në këtë çështje. Partiqa Demokratike ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të Partisë Demokratike. Çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur dosje dhe as prova. Po sqaron procesin ligjor dhe faktik. Gjyqytari ka marrë vendim pa dosje dhe prova. Dhe e dyta pa pasur palë. Duhet të ishim edhe ne si palë në seancë. I lind detyrimi të paraqesë kallëzim për shpërdoim detyre për gjyqtarin që e kam autorizuar. Vendimi i sotëm është një vendim që ne do ushtrojmë ankim.