Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Mësohet se Apeli la në fuqi masën “arrest shtëpie” për Muçën, pasi ky i fundit kërkoi që hetimet ndaj tij të vijonin në gjendje të lirë.
Muça dyshohet se ka eksportuar bazën e të dhënave të TIMS. Procedimi penal për ngjarjen, është rregjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muço, ka qenë person nën hetim.
Në Prokurori ka patur fillimisht një referim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në 8 gusht, dhe më pas, në fund të po atij muaji nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.