“Gjykata donte të kënaqte”, Haxhia: Gafa më e madhe që ajo bëri me çështjen Tahiri

Në fund të vendimit për burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, avokati i tij Maks Haxhia deklaroi se “gjykata donte të kënaqte…” dhe më pas nuk e vijoi mendimin.

Lidhur me këtë në emisionin e “Të Pa ekspozuarit” në MCN TV ai sqaroi se nga momenti kur e tha e deri sot kanë dalë ca rrethana për të cilat siç ai shprehet ka të drejtë të mendojë këtë sepse me këtë vendim u kënaqën sipas tij të gjithë forcat politike që bënë kallëzimin dhe që trumbetuan gjithë kësaj periudhe 5-vjeçare të qëndrimit të zotit Tahiri si në hetim ashtu dhe në gjykim.

S’dua ti shmangen pyetjes suaj edhe momentin në të cilin e thash dhe sot që po diskutojmë kanë dalë ca rrethana unë kam të drejtën të mendoj dhe të shtoj dhe disa gjëra të tjera ndaj asaj që thash. unë e thash që duke qenë se ish-ministri brendshëm u vu në akuzë dhe u deklarua fajtor dhe çuditërisht që nuk ndodh kurrë se nuk lejohet në asnjë rast kur ka ankimim të të pandehurit gjykata të vendos duke rënduar pozitën e të pandehurit, në mënyrë absolute.

Gjykata për sa kohë ne kishim ankim, kështu që këtë s’duhet ta kishte bërë, kjo është gafa më e madhe që ka bërë gjykata. Tani me këtë vendim u kënaqën për mua të gjithë forcat politike që bënë kallëzimin dhe që trumbetuan gjithë kësaj periudhe 5-vjecare të qëndrimit të zotit Tahiri si në hetim ashtu dhe në gjykim. u kënaqën edhe propaganda që këtu jemi përpara një reforme, reforma po ecën dhe këto janë frutet e reformës dhe hapi i parë u thye akulli dhe u çel rruga drejt drejtësisë


Shtuar 7.02.2022 21:41

Tags: ,