Gjykata dënon me 5 vite burg Elton Kilën

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan miratoi sot kërkesën e Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i akuzuar për vepren penale “Pastrimi i produkteve të vepres penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Elton Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrim të disa pasurive në emer të tij dhe familjarëve.

Ai është dënuar në Itali vite më parë për lëndë narkotike, vendim i njohur edhe në Shqipëri. Këtu është hetuar për “Pastrim të produkteve të veprëës penale” që lidhet me dënimin në shtetin italian.

Kujtojmë se në 2018 servisit të tij në Elbasan iu vu flaka, duke i djekur kështu 10 makina luksoze./albeu.com

Shtuar 24.05.2021 16:00