Gjobitet deputeti i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është gjobitur nga Policia e Kosovës, për mos respektim të masave antiCOVID.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një shkrimi në Facebook teksa ka ftuar qytetarët të mos të lëvizin pa maska mbrojtëse ndaj koronavirusit.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një xhobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka shkruar Haliti.


Shtuar 25.05.2021 14:19