GJKKO i sekuestroi 25 pasuri, mes tyre 6 llogari bankare, mësohet shuma e parave që i janë bllokuar Malltezit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar (GJKKO) la në fuqi masën arrest meburg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe detyrim paraqitjeje dhe bllokim pasaporte për ortakun e tij, Fatmir Bektashi.

Ndëkrohë që më herët gjatë ditës së sotme GJKKO vendosi sekuestron preventive për 25 pasuri të Jamarbër Malltezit, mes tyre vila, parkime, aksione në kompani, apartamente si dhe 6 llogari bankare.

Mësohet se shuma e sekuestruar në 6 llogari bankare arrin në 250 mijë euro.

LLogaritë bankare:

1-Shuma prej 63.657.10 euro

2-Shuma prej 2.699.428.46 lekë

3-Shuma prej 29.259.43 dollarë

4-Shuma prej 62.018.49 euro

5-Shuma prej 45. 705.66 euro

6-Shuma prej 26.492.72 euro

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.


Shtuar 23.10.2023 20:41