GJK riktheu Veliajn në Bashki, Agron Shehaj: Çmenduri! SPAK kap të korruptuarit, GJK thotë mbajini aty

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e shkarkimit të Veliajt, “një çmenduri” të kësaj gjykate.

“Vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese është çmenduri, praktikisht po na thotë se një kryetar Bashkie që është në burg, i akuzuar për korrupsion, nuk mund të shkarkohet. Do ta mbani aty për sa kohë nuk ka vendim përfundimtar. Kjo i bie që me këdo, nëse SPAK kap të korruptuar që po vjedhin qytetarët, Gjykata Kushtetuese thotë ai është zgjedhur, mbajeni aty, më thoni në cilin vend të botës Perëndimore ndodh kjo?

Një ditë SPAK do të shkojë edhe te Edi Rama.

Edhe kur flitej për Veliajn, askush nuk e besonte se SPAK mund të shkonte në zyrën e Veliajt. Po kështu për Ballukun, nuk e besonte askush që ndërkohë që është në detyrë do të merrej e pandehur. Drejtësia, një ka mbetur. Me Veliajn u veprua në të njëjtët mënyrë, u morën me vartësit pastaj me Veliajn. E njëjta gjë me Ballukun.

E kuptoni se çfarë do të thotë një kryetar bashkie që ka 8 muaj në burg?”, deklaroi ndër të tjera Shehaj.


Shtuar 3.11.2025 21:42

Tags: ,