“Gjithmonë në zemër”, letra e Agueros (FOTO LAJM)

Aguero do të largohet në fund të këtij sezoni nga Man City pas një dekade te Qytetarët. Aguero shkroi në Twitter se Man City do t’i ngelet përgjithmonë në zemrës. /albeu.com/

Letra e Agueros:

“Kur një cikli i vjen fundi, ndjenjat mund të shtohen. Një ndjenjë e madhe e përmbushjes dhe krenarisë qëndron tek unë që e kam pasur mundësinë të luaja për Manchester Cityn për plot dhjetë sezone – e pazakontë për një lojtar në këtë kohë dhe moshë”.

“Dhjetë sezone me arritje të mëdha, përgjatë të cilave kam qenë në gjendje të bëhem golashënuesi më i mirë historik dhe duke farkëtuar një lidhje të pathyeshme me të gjithë ata që e duan këtë klub – njerëzit që gjithmonë do të mbeten në zemrën time”.

“U bashkova gjatë epokës së rindërtimit në vitin 2011 dhe me udhëheqjen e pronarëve dhe kontributit të shumë lojtarëve, siguruam një vend ndër më të mëdhenjtë në botë”.

“Detyra për ta mbajtur këtë pozitë të shumëmerituar dhe të privilegjuar do t’u mbetet të tjerëve. Sa më përket mua, do të vazhdoj të jap maksimumin tim për pjesën e mbetur të sezonit për të fituar më shumë tituj dhe për t’u sjellë më shumë gëzim tifozëve”.

“Pastaj, një kapitull i ri me sfida të reja do të fillojë dhe jam shumë i përgatitur që të përballem me to, me të njëjtin pasion dhe profesionalizëm, të cilit i jam përkushtuar gjithmonë për të vazhduar të konkurroj në nivelin më të lartë”, ka shkruar Aguero në rrjetet sociale.

Shtuar 29.03.2021 11:03