Kalendari: Zbuloni axhendën e javës së 26 të Superiores

Ndryshime në axhendën e javës së 26-të të Kategorisë Superiore! Bëhet fjalë për kryendeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila ishte parashikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 13:00, por pas ankesave të klubit shkodran, FSHF vendosi përfundimisht që ky takim të luhet në orën 16:00, njësoj me ndeshjen tjetër Teuta-Laçi.

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga burime të FSHF-së. Ndërkohë që ditën e diel do të luhen 3 sfidat e tjera. Java do mbyllet me takimin Kukësi-Skënderbeut, takim ky që do të luhet në orën 16:00.

Kategoria Superiore

Java 26 (3-4 prill)

Të shtunën

Vllaznia-Partizani 16:00

Teuta-Laçi 16:00

Të dielën

Tirana-Apolonia 13:00

Bylisi-Kastrioti 13:00

Kukësi-Skënderbeu 16:00

(në “Elbasan Arena”)


Shtuar 29.03.2021 23:56