Gjithë sytë e botës nga Shqipëria, djali i Donald Trump i përfshirë në “sherrin” Meta-Kim

Një deklaratë e presidentit Meta ka nxitur reagimine furishëm të ambasadorëve të huaj në Shqipëri dhe jo vetëm.

Pas reagimit të ish- i dërguarit të posaçëm nga SHBA për dialogun Kosovë Serbi Grenell, duke dalë në krah të ambasadores Yuri Kim, ka reaguar edhe djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jr.

Sipërmarrësja shqiptare, Evi Kokalari ka pikasur që ai kishte ripostuar komentin e Grenell për Shqipërinë.

“Unë e di që Richard Grenell e do Shqipërinë dhe po i ndjek nga afër zgjedhjet e të dielës, ashtu siç ma konfirmoi edhe mua. Por është mirë që shoh se edhe Donald Trump Jr. bie dakord me të,”-shkruan Evi.

Çfarë ndodhi dje?

Presidenti Ilir Meta ai që u bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim e cila kërkoi që Meta të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi ragimin e Presdientit.

Nga studioja e “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë është bërë palë me Ramën. Madje Kreu i Shtetit shtoi se ishte i përgatitur edhe për faktin se SHBA-ja mund ta vriste po të donte. /albeu.com/

 


Shtuar 24.04.2021 08:24