Gjithçka që ndodh nga lufta, ABC raporton nga Kievi i bombarduar (VIDEO)

Ekipi i ABC ka shkruar në vendin ku pak ditë më parë u sulmua një antenë televizive. Ashtu siç shihet nga pamjet e filmuara nga operatori Ardian Kamberi gjithçka në një perimetër të konsiderueshëm është e shkrumbuar. Gazetari Taulant Kopliku shprehet se në këtë zonë u vra një familje me 4 persona si dhe një person tjetër i pestë.

“Kanë humbur jetën 4 persona. Burrë e grua dhe dy fëmijët. E ka shkatërruar ndërtesën. Dhe një tjetër operator ka vdekur nga ky shpërthim. Brenda ndërtesës nuk ka pasur njerëz dhe nuk ka pasur viktima. Ka qenë një palestër në katin e poshtëm. Sipër ka qenë një magazinë dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Këtu ka qenë një familje krejt e pafajshme.

“Sulmet me raketa, nga dita e djeshme nuk ka pasur sulm me raketa. Por vetëm alarme që jemi futur disa herë në zonat nën tokësore. Ka pasur edhe ekzekutime nga ushtaret rus të civilëve jo gabime njerëzore.”

“Është katastrofë humanitare.”

Momenti i bombardimeve të antenave televizive:


Shtuar 6.03.2022 13:56