Gjirokastra mbulohet nga flakët, shkrumbohet masivi pyjor në malin e Pusit

Një vatër masive zjarri është shfaqur pasditen e sotme në masivin pyjor në malin e Pusit, Gjirokastër.

Zjarri ka rënë përballë fshatit Zhulat.

Shërbimi Zjarrfikës po monitoron situatën pasi terreni është malor.

Relievi i thepisur e bën shumë të vështirë që vatra e zjarrit të arrihet nga trupat zjarrfikës ndërsa efektivët e kanë të pamundur shuarjen e këtij zjarri.


Shtuar 10.08.2024 18:47