Gjendet një turist i vdekur në shezlong, pushuesit mendonin se po merrte rreze dielli

Foto ilustruese

Një turist britanik është gjetur i vdekur në çadrën e tij në një plazh të ishullit grek Kretë.

Plazhistë të tjerë që po qëndronin në plazhin Stalida besohet se kishin nisur të shqetësoheshin kur burri i shtrirë në shezlong nuk kishte lëvizur prej disa orësh në diellin përvëlues.

Ata ishin afruar për të komunikuar  me 54-vjeçarin por kuptuan se ishte pa ndjenja dhe dhanë alarmin.

Grupet paramjekësore erdhën në vendngjarje  pasditen e të shtunës dhe tentuan dëshpërimisht  të ndihmonin burrin me frymëmarrje artificiale.

Ai u dërgua më pas në spitalin Heraklion të ishullit ku u shpall i vdekur, shkruan MailOnline.

Indentiteti i burrit nuk është bërë publik por ai besohet se ka qëndruar disa orë në diell pa lëvizur, derisa plazhistë të tjerë vendosën të kontrollonin.

Vdekjet e papritura ose aksidentet gjatë aktiviteteve personale janë shtuar dy vitet e fundit dhe autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e mundshme.

Zyrtarët britanikë thanë se zyra e punëve të jashtme po ndihmon familjen e një burri që kishte vdekur gjatë pushimeve në Kretë./albeu.com


Shtuar 18.07.2022 17:55