Nëna e njërës prej vajzave të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares disa ditë më parë, ka bërë thirrje që e bija të marrë kurim. Gjatë një interviste për News24, ajo tha se vështirësitë me vajzën kanë nisur rreth një vit më parë dhe se kjo situatë ka ndikuar edhe në shkollimin e saj, pasi ajo është larguar disa herë nga institucioni arsimor.
“Nuk kemi asnjë të dhënë për gjendjen e vajzës, ndaj jam shumë e shqetësuar, sepse nuk më ka ardhur asnjë informacion për analiza apo gjëra të ngjashme. E kam parë vajzën dy herë në spital.
Të lidhura
None found
Vajza nuk kishte rroba të reja apo telefon, por vetëm ato që i blinim ne. Kur kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit, nuk më tregonte ku kishte qenë, më thoshte se ishte me shoqe. As shoqet e saj nuk i njihja, dhe as prindërit e tyre. I njoha në polici.
Me prindërit e vajzës së rrahur nuk kam pasur asnjë kontakt.
Prej 1 viti kemi shkuar disa herë në polici. Në shkollë, vajza filloi të shfaqte probleme. Drejtoria e shkollës na nxori jashtë, si mua ashtu edhe vajzën, dhe na tha: zhdukeni jashtë.
Psikologia qeshte me ne. Vajzën e çuam në një shkollë tjetër, por ajo nuk pranoi të vazhdonte aty. Vajza ka bërë denoncim edhe ndaj babait për dhunë. Unë kërkoj që ajo të kurohet plotësisht dhe dua të di gjendjen e saj”, u shpreh ajo.
