Autopsia nxjerr asfiksinë si shkak të vdekjes së 43-vjeçares amerikane në Irlandë, partneri 28-vjeçar iku drejt Turqisë para zbulimit të krimit

Zhvillime të reja janë bërë publike për vrasjen e 43-vjeçares amerikane Jamie Carney, e cila u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Killarney të Irlandës.

Të lidhura

None found

Rezultatet e autopsisë, të kryer nga mjeku ligjor shtetëror, përcaktuan se shkaku i vdekjes së saj ishte asfiksia, duke rrëzuar dyshimet e para se humbja e jetës kishte ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja ishte mbytur ose i ishte shkaktuar një formë tjetër bllokimi i frymëmarrjes.

Trupi i Jamie Carney u gjet të martën në mëngjes nga vajza e saj 13-vjeçare, e cila e zbuloi nën një jorgan në dhomën e gjumit të banesës familjare. Megjithëse në trupin e viktimës ishin konstatuar disa dëmtime, autoritetet kanë sqaruar se ato nuk përbënin arsyen kryesore të vdekjes.

Vëmendja e hetuesve është përqendruar te partneri i saj 28-vjeçar, Ahmad Alsaker, i konsideruar si person me interes të veçantë në këtë çështje. Sipas autoriteteve, ai kishte ardhur në Irlandë në vitin 2024 nga Lindja e Mesme dhe kishte paraqitur kërkesë për azil.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se 28-vjeçari kishte hipur në një fluturim nga Dublini drejt Stambollit vetëm pak orë përpara se vajza e viktimës të gjente trupin e pajetë të nënës së saj.

Autoritetet irlandeze dyshojnë se ai mund të tentojë të vazhdojë udhëtimin drejt Jordanisë përmes vendeve të Lindjes së Mesme. Sipas mediave, ai ka lidhje në Turqi, Siri dhe Jordani dhe komunikon në arabisht, anglisht dhe frëngjisht.

Policia kishte shpërndarë njoftime në portet dhe aeroportet e vendit, me bindjen se 28-vjeçari mund të përpiqej të arratisej, por më pas u vërtetua se ai ishte larguar tashmë nga Irlanda.

Hetimet kanë zbuluar se Alsaker ishte mes personave të fundit që kishte pasur kontakt me Jamie Carney. Dyshohet se ai kishte kaluar të dielën dhe të hënën me 43-vjeçaren, pak para se ajo të humbiste jetën.

Sipas raportimeve, marrëdhënia e tyre kishte nisur vetëm pak muaj më parë, pasi ishin njohur në një protestë lokale pro-palestineze. Për shkak se 28-vjeçari shkonte shpesh në banesën e viktimës, hetuesit pranojnë se gjetja e gjurmëve të ADN-së së tij në vendngjarje nuk do të mjaftojë për të provuar përfshirjen në krim, gjë që pritet ta bëjë hetimin edhe më të ndërlikuar.

Ndërkohë, autoritetet irlandeze po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa përpjekjet për gjetjen e 28-vjeçarit vazhdojnë.


Shtuar 12.07.2026 12:01

matbetultrabetgalabetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş