Gjendet një person i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe, detajet e para

Një person është gjetur i mbytur në Liqenin e Prespës së Madhe.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin F.C, 40-vjeç, banues në fshatin Bitinckë të Devollit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pustec – Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 28.08.2022 16:20