Një 24 vjeçar shqiptar në Itali është gjetur i pajetë brenda makinës së tij të parkuar në San Donà di Piave.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, jetonte në zonën e Pordenones.
Sipas hetimeve të para nga policia, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritetet përkatëse.
Gazetarët “ngopen” me gaz sa për 5 protesta, reporterë e kameramanë nën shtëllungat toksike dhe vërshimit të ujit
Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes./albeu.com/