Gërvalla në ABC: “Open Ballkan” shinë paralele, jo e nevojshme

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “LOG” në “ABC” pavarësisht se Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë u shpreh se partia e saj nuk ka rënie. “Po të shihni sondazhet nuk e konfirmojnë që mund të ketë rënie të Vetëvendosjes apo pakënaqësi me punën.

Zgjedhjet komunale kanë specifikat e veta, po ti krahasoni me të 2017, do të shihini që rënie nuk ka, por po të shihni dinamikën e 6 muajve të fundit dhe raundin e parë, rezultatin duhet ta llogarisni në fund” tha ajo. Sa i përket rezultateve të PDK-së dhe LDK-së Donika Gërvalla tha se “kanë rrugë të gjatë për të dëshmuar që janë në rrugën e reformimit”.

Të lidhura

None found

Gjatë takimeve sot në Tiranë, Donika Gërvalla kërkoi krijimin e një aleance ballkanike kundër Serbisë. Shefja e diplomacisë së Kosovës e cilësoi Serbinë kërcënim, jo vetëm për Kosovën.

“Serbia është kërcënim për rajonin jo vetëm për Kosovën. Edhe për Bosnjën. Serbia është shumë agresive ka destabilizuar situatën në Malin e Zi, është një faktor jo stabiliteti dhe duhet të angazhohemi më mirë” tha ajo.

E pyetur nëse ndjen se Shqipëria ka një qasje tjetër ndaj Serbisë, Donika Gërvalla u ndal te nisma “Open Ballkan” si pika e vetme që ndan palët dhe e cilësoi shinë paralele të Procesit të Berlinit. “Shinat alternativa nuk janë të nevojshme” tha ajo.


Shtuar më 18.10.2021 23:20

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş