Policia ka vënë në pranga 4 shtetas në Shkodër për shpërdorim të tokës, shkatërrim i pronës me mjete të tjera dhe për ndërtim të paligjshëm.
Të arrestuar janë shtetasit; Xh. B., 36 vjeç ; F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër, si dhe shtetasin Sh.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në Shirokë kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje nga organet kompetente.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit S. B., 44 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Bashkia Shkodër, pasi ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cënuar pronën shtetërore.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme./albeu.com