Gentian Sharra, i cili u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani, është kthyer tashmë në mollë sherri” mes Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe Prokurorisë së Elbasanit.
Burime për Abc bëjnë me dije se prej 5 ditësh kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja, dhe prokurorët e Elbasanit janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre për çështjen administrative, ku bëhet fjalë për nisjen e procedimit penal ndaj Gentian Sharrës.
Debati mes SPAK dhe Prokurorisë së Elbasanit konsiston se kush ka të drejtë të hetojë dhe të nisë këtë procedim penal, i cili ka nisur njëkohësisht si në SPAK ashtu edhe në Elbasan nga prokurori Xhilian Seferi.
Debati mes Krajës dhe Prokurorëve të Elbasanit është kryer në distancë përmes telefonit, kjo pasi Prokuroria e Elbasanit në një dalje publike për mediat bëri të ditur se kishte sekuestruar 5 milionë euro Gentian Sharrës dhe babait të tij, pasuri të cilat dyshohet se janë vënë përmes aktiviteteve kriminale pasi ishin hetuar nga prokurorët e Elbasanit, dhe më pas dosja kaloi në SPAK.
Çfarë iu sekuestrua Gentian Sharrës dhe babait të tij në 10 Qershor:
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.
Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”.
/abcnews.al