Genta Vangjeli: Erion Veliaj nuk i ndalon shkeljet, i jep 6.3 mln euro vëllait të një tjetër drejtori të Bashkisë Tiranë

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Erjon Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fondet publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Denoncimeve të deritanishme i shtohet emri i ri i një drejtori tjetër.


Alban Dokushi me detyrë, Drejtor i përgjithshëm, Drejtoria Juridike e Aseteve dhe Licensimit pranë Bashkisë Tiranës.

Erion Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë, ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit.

Po sa është vlera totale e përfituar nga ky përmbarues gjyqësor privat vetëm nga bashkia Tiranë, drejtuar nga Erion Veliaj dhe ku punon i vëllai si Drejtor Juridik në konflikt të hapur interesi me objektin e punës së tij dhe çështjet gjyqësore me palë bashkinë Tiranë, për ekzekutimin e vendimeve gjygjësore respektive.


Sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro.

Edhe sa drejtorë të tjerë duhet të identifikojmë që Spak të reagojë.

Është detyrë funksinale e drejtorit juridik, të mbrojë interestat e institucionit publik bashkisë Tiranë.

Drejtoria Juridike, inicion procedurat dhe ndjekjen e procesit të zgjidhjes së marrëdhënies së punës për punëmarrësit dhe vlerëson legjitimitetin e tij.

Drejtoria Juridike përfaqëson punëdhënësin Bashkinë Tiranë dhe mbron interesin e institucionit në proceset gjyqësore.

Por Drejtori Juridik i Erion Veliajt, mesa duket bën të kundërtën.

Sigurohet që Bashkia Tiranë, të humbë gjygjet e punës në mënyrë që ish-punëmarrësit të përfitojnë pagesat e dëmshpërblimeve nga largimi i padrejtë nga puna, në mënyrë që paratë të kalojnë njëherë në llogaritë e përmbaruesit gjyqësor vëllait të tij.

Pse Erion Veliaj mban në këtë post drejtues Alban Dokushin, kur ai ka humbur kaq shumë gjygje pune.

Ndoshta ngaqë siç flitet nëpër korridoret e Bashkisë, drejtori është mik me prokurorin special të inceneratorit..


Shtuar 12.10.2024 10:43