Gazetarja mes parcelës me kanabis në Shqipëri: Është në proces tharjeje, shumë shpejt do të trafikohet! (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, në News24, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.

Vetëm pak ditë pasi drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, mori detyrën dhe premtoi luftën e radhës kundër kanabizimit, ‘Në shenjestër’ u ofrua të shikojë vetë në terren se si qëndron realiteti.

Gazetarja Klodiana Lala zgjodhi mbrëmjen për të shkuar për të vizituar një prej kapanonëve të shumtë të hashashit.

Ajo dhe stafi i bashkëpunëtorëve u paralajmëruan të jenë diskretë në mbajtjen e fshehtë të vendit, shkruan BW.

Në pamje duken një parcelë hashashi dhe më pas në një kapanon ku bima thahej, për t’u përgatitur për trafikim drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 


Shtuar 27.10.2021 21:31