I ftuar në studion e “Opinin”, gazetari Spartak Koka, me deklaratën e tij, ka shtuar akoma më shumë misterin e vdekjes të 4 turistëve rusë në SPA e një hoteli në Qerret të Kavajës, pak ditë më parë.
Sipas Kokës, dy tre muaj më parë, në të njëjtën SPA ka humbur jetën dhe një shtetas polak, 25 vjeç.
“Në të njëjtin hotel, para 2-3 muajsh, në të njëjtin SPA ka gjetur vdekjen edhe një shtetas polak, rreth 25 vjeç. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është arresti kardiak. Dyshohej të kishte përdorur lëndë narkotike, por nuk doli diçka e tillë. Është vendosur mosfillim i çështjes”, tha gazetari./albeu.com