Kryeministri Edi Rama, priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Gjatë pritjes, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse; “do të paguanin për Francesco Becchetti”?
“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama, ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.
Gazetari italian, ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.
I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”. Por duket se gazetari nuk e ka lënë me kaq, ndërsa shtoi se çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.