Në një kohë që disa shtete po furnizojnë Ukrainën me armë në luftën kundër Rusisë, ekspertët ngrenë alarmin se vendi mund të kthehet në një “vrimë të zezë” për trafikun e armëve.
Ishte një zyrtar në Kremlin ai që ngriti alarmin se disa armatime të destinuara për Ukrainën kanë përfunduar tashmë në tregun e zi në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje.
Por të njëjtin shqetësim e shprehin edhe zyrtarët e lartë në Bruksel, Interpol dhe Pentagon.
Tashmë gazeta franceze “French Daily Neës”, shkruan se armë dhe municione kanë përfunduar në tregun e zi në disa vende të Ballkanit.
“Fluksi i paprecedentë i armëve ngre shqetësime se disa pajisje mund të bien në duart e kundërshtarëve ose të rishfaqen në konflikte të largëta – në vitet në vijim,” shprehen zyrtarët amerikanë në një artikull të Ëashington Post , duke ankuar “aftësinë e Uashingtonit për të kryer gjurmimin e këtyre armëve të fuqishme”.
Ndër shqetësimet e mëdha të Pentagonit janë raketat famëkeqe Stinger. Ato janë në gjendje të rrëzojnë aeroplanë nëse bien në duart e grupeve terroriste.
“Evropianët janë të vetëdijshëm për rreziqet e rishitjes së armëve. Një diplomat i tha së fundmi IVERIS se Brukseli nuk ka “asnjë garanci se armët do të gjurmohen. Disa prej tyre tashmë janë rishitur në tregun e zi dhe ndodhen në Bosnje, Kosovë apo Shqipëri. Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh nivelin e korrupsionit në Ukrainë”, shkruan gazeta franceze.