Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë.
Kjo mbledhje pritet të organizohet në orën 17:30 dhe sipas burimeve mësohet se në fokus të mbledhjes së Kryesisë do të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.
Këto zgjedhje do të mbahen në 6 mars, në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë.
Pritet që sot PS të vendos edhe për emrat e kandidatëve në këto 6 bashki, ku përballë do të ketë Partinë Demokratike dhe kandidatët e Berishës me LSI-në./albeu.com/