Gati për turizëm! Në këtë shtet kush infektohet me COVID-19, do i paguhen të gjitha shpenzimet

Në pritje të sezonit turistik, Mali i Zi ka finalizuar të gjitha protokollet shëndetësore dhe qeveria ka marrë një vendim për të siguruar trajtim spitalor për turistët e huaj nëse infektohen me Covid gjatë qëndrimit në këtë shtet.

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovini, deklaroi se shteti do të mbulojë të gjithë trajtimin e turistëve që infektohen apo shtrohen në spital.

“Qeveria ka marrë një vendim që turistët që sëmuren me Covid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe të shtrohen në spital të trajtohen në kurriz të shtetit” tha ajo.

Testimi me PCR në rast se turistët duhet të kthehen në vendin e tyre, do të kryhet normalisht në Malin e Zi në dy mënyra paralele: Njëra do të organizohet me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik të këtij shteti dhe do të kryhet falas; Dhe së dyti do të shihet mundësia e bërjes së testeve në laboratorë privatë.


Shtuar 8.05.2021 21:14