Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, i cili garon përballë 3 kandidatëve të tjerë për kreun e SPAK, u shpreh se gjatë detyrës së tij ka hetur zyrtarë të lartë e persona me ndikim.
Klodian Braho, theksoi se në çështjet që ka hetuar ka gjetur zgjidhjen e drejtë të çështjes, jo atë më të lehtë.
“Edhe pse”, deklaroi prokurori i posaçëm, “zgjidhja e drejtë në shumë raste krijon reagime të forta”.
“Kam ndjekur hetime dhe për zyrtarë të lartë, persona me ndikim në media e opinion publik. Edhe në këtë rast kam pasur të njëjtin parim e bindje, duke gjetur zgjidhjen e drejtë të çështjes, jo më të lehtën, edhe pse zgjidhja e drejtë në shumë raste krijon reagime të forta”, u shpreh prokurori Braho.
