Gabimet që nuk duhet të bëni kur i keni flokët të lagur

Hidratimi i fytyrës dhe trupit duhet të jetë një pjesë kyçe e rutinës tuaj të përditshme të bukurisë, megjithatë ka një gjë që duhet të mbani mend gjithmonë në lidhje me kujdesin e flokëve.

Flokët janë më të prekshëm ndaj dëmtimit kur janë të lagur. Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe ju duhet të shmangni gabimet e caktuara.

Shikoni tre prej tyre…

Mos i kapni fort flokët

Flokët tuaj tashmë janë shtrirë ndërsa janë të lagur dhe çdo tension shtesë që aplikoni mund të shkaktojë thyerje të flokëve. Ju duhet t’i thani flokët plotësisht para gërshetimit dhe të zgjidhni një lidhëse të butë gome.

Krihni flokët duke filluar nga majat

Provoni fillimisht t’i zgjidhni flokët e lagur me gishta për të shmangur thyerjen. Për të krehur flokët e lagur, zgjidhni një krehër të specializuar dhe gjithmonë filloni fillimisht nga majat.

Mos i lini flokët të lagur për një kohë të gjatë

Uji dobëson flokët, kështu që sa më gjatë të qëndrojnë të lagur, aq më të brishtë bëhen. Prisni deri në fund të dushit për t’u lagur dhe lani flokët. Më pas thajini ato sa më shumë që të mundeni me një peshqir.


Shtuar 10.06.2023 20:37

Tags: ,