Fustani i nusërisë, peng apo premtim? Erla Mëhilli do e donte kështu dasmën!

Përse nuk e ka veshur asnjëherë fustanin e nusërisë Erla? Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” në programin e pasdites me Ermal Peçin në Abc News, Erla Mëhilli na tregoi se pas këngës “November Rain” fshihej pikërisht ëndrra e saj për fustanin e bardhë.

“Për fat të keq nuk e kam veshur fustanin e nusërisë. Ishte e të dyve me Keltin që të mos bënim dasëm. Në ato vite do të na ishte dashur një dasëm shumë e madhe me shumë njerëz. Bëmë vetëm një festë paksa më të zgjeruar për 1 vjetorin e djalit, e cila u duk si një gjysmë feste për ne të dy meqë s’kemi bërë dasëm. Por në endrra e mia kur shihja këtë videoklipin e imagjinoja veten të veshur si Stefania tek ky videoklip.”

Ajo shtoi ndër të tjera se në këtë moment nuk shqetësohet për asgjë përveçse për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Ndërkohë që një këngë tjetër, tek kënga “T’appartengo”, e cila e çoi në fëmijëri ku ajo imitonte Ambra Angiolinit.

“Kur isha në 8 vjeçare kam qenë imitatorja parekselencë e Ambra Angiolinit. Ime motër që jetonte në Itali, më sillte kasetat e Ambrës, veshjet, ai fundi i kuq me pala, kambalet, këmisha bardhë me jelekun. Dhe sa herë bënin festa unë dilja para shkollës dhe imitoja Ambrën.”


Shtuar 4.11.2022 18:24