Zbardhen detaje të reja nga tritoli mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë.
Syri mëson se eksplozivi ishte vendosur në derën e një banese tre katëshe në pronësi të Naim Stafukës.
Naim Safuka është vëllai i Enver Stafukës i zhdukur prej vitit 2015 dhe fati i tij ende nuk dihet.
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Shtëpia ku është vendosur tritoli ndodhet pranë vendit ku u rrëmbye Enver Stafuka rreth 7 vite më parë.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve. /albeu.com/