Gent Berberi, është emëruar si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, pas shkarkimit të Fatmir Lleshit nga ky pozicion.
Berberi kishte mbajtur deri tani postin e drejtorit të Policisë së Kukësit.
Sakaq, në qarkun e Kukësit, është komanduar si drejtues ish-shefi i komisariatit numër 2, Loard Sallaku.
Kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, ndërsa mësohet se shkak janë bërë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.