Furnizonte Kukësin me drogë, arrestohet 31-vjeçari që ishte në arrest shtëpie (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar në Kukës i cili shpërndante drogëra të forta, i cili për të ushtruar këtë veprimtari shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga 31-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, i cili për të ushtruar këtë veprimtari shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë territorin, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blic”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. E., 31 vjeç, i cili dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMË”, 3380 euro dhe një sasi lekësh.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 21.01.2022 11:36

Tags: ,