Fundjavë me temperatura 17 gradë, por meteorologia zbulon kur kthehen reshjet në vend

Dita e sotme është donimuar përgjithësisht nga moti i kthjellët në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një tjetër rritje duke sjelle në zonat malore, Kukës dhe Dibër temperaturat 0 dhe -1 gradë celcius.
Ndërkohë ka patur rrithje të ndjeshme në ultësirën perëndimore. Parashikohet që vlerat makismale të jenë 15-16 gradë celcius.

Përsa i përket fundjavës mbetemi në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që e shtuna të jetë e kthjellët dhe me vranësira të lehta. Këto të fundit do të jenë më të pranishme ditën e diel duke sjellë në orët e mbrëmjes rreshje në territorin shqiptar.

E shtuna gjithashtu do të jetë me temperatura të larta, 16 dhe 17 gradë, por ditën e diel do të pësojnë një rënie, bën me dije meteorologia Lajda Porja

Për ditët në vazhdim, kushtet e motit vazhdojnë të jenë të kthjellëta, por dita e hënë do të sjell rreshje në territorin shqiptar, por këto rreshje do të jenë të përkohshme./albeu.com/


Shtuar 11.02.2022 14:31