Ditën e sotme është kapur 375 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se policia greke ka kryer operacionin në vendin e quajtur Miliotadho në Zagorin lindor në Janinë.
Është ndaluar një furgon që vinte nga kufiri gjelbër brenda të cilit janë gjeturr dhe sekuestruar 85 pako që përmbanin 374 kg 850 gram marijuanë.
Mësohet se në pranga është vënë drejtuesi i mjetit shqiptar 28 vjeç. Mjeti rezulton i vjedhur në Athinë në korrik 2020.
Janë sekuestruar në total edhe 5 celularë dhe 390 euro.